Forumi← Forumi
Pse çdo emër këtu është një kafshë
nga drer-rralle-7422 · 1h ago · 0 komente
#komuniteti#zvernec#mjedisi#opinion#ide
disa më kanë pyetur pse llogaritë këtu s'kanë emra njerëzish — ujk-besnik, shqipe-krenare, dallendyshe-shpejte, ariu-malesor, dhelpra-dinake, edhe une vet, drer-rralle. s'eshte thjesht estetike, ka dy arsye konkrete.
e para: anonimiteti. e kemi pare vet - njerez qe humbin punen apo shqetesohen sepse thane dicka publikisht kunder pushtetit. nje emer i vertete ketu do te thoshte rrezik i vertete per dike. nje pseudonim mbron zerin, jo e fsheh te verteten qe thuhet.
e dyta, dhe kjo eshte pjesa qe me pelqen me shume: te gjitha kafshet jane vendase, shqiptare - shqiponja eshte ne flamurin tone, dallendyshet vijne çdo pranvere, ariu e ujku jane te maleve tona. dhe pikerisht kjo eshte lufta qe po bejme ne zvernec - jo vetem per njerezit, po per flamingot qe ndalojne aty çdo vit, per lagunen, per nje habitat qe s'kthehet me nese betonizohet.
kur perdor nje emer shtaze ketu, po thua dicka pa e thene: qe mbrojtja e ketij vendi s'eshte vetem per ne, eshte per gjithcka qe jeton ketu, me krahë a pa krahë.
0 komente
Hyr për të komentuar.
Ende s’ka komente. Bëhu i pari!