Dita e 24 e revolucionit
🚧 Është ende fillimi — nëse doni të kontribuoni, shkruani në kontakt@hajdenshesh.com

Rregullat e Forumit

hajde n’shesh është një shesh publik: i hapur për të gjithë, por me disa rregulla që e mbajnë bisedën të ndershme dhe të dobishme.

  1. 1

    Respekto njerëzit, kundërshto idetë

    Sulmo argumentin, kurrë personin. Debati i ashpër lejohet; ofendimi personal jo.

  2. 2

    Mos shaj

    Pa sharje e fjalë banale. Mendimi yt peshon më shumë kur shprehet me gjuhë të kulturuar.

  3. 3

    Pa gjuhë urrejtjeje

    Racizmi, kërcënimet, thirrjet për dhunë dhe ofendimet ndaj grupeve s’kanë vend këtu.

  4. 4

    Verifiko para se të postosh

    Mos përhap lajme të rreme. Kur pretendon diçka, jep burim. E vërteta mbahet me prova.

  5. 5

    Voto për cilësinë

    Voto atë që shton vlerë në bisedë, jo thjesht atë me të cilën pajtohesh. Vota nuk është buton “pëlqej”.

  6. 6

    Denonco patronazhistët

    Nëse dikush blen, kërcënon ose kontrollon votën, nxirre në dritë: me koment publik këtu, ose privatisht te adminët. Mbroje votën e lirë.

  7. 7

    Mos bëj spam

    Pa reklama, pa lidhje të përsëritura, pa vetëpromovim të vazhdueshëm. Një lidhje postohet vetëm një herë.

  8. 8

    Qëndro në temë

    Forumi është për ide, lajme dhe debat publik — jo për sherre personale apo provokime.

  9. 9

    Anonimati s’është mburojë

    Emri yt anonim mbron privatësinë, jo abuzimin. Rregullat vlejnë njësoj për të gjithë.

  10. 10

    Moderimi

    Adminët mund të fshijnë komente, të arkivojnë postime dhe të fshehin përdoruesit që abuzojnë. Vendimet synojnë një hapësirë të shëndetshme për të gjithë.

Shih edhe Detyrat e qytetarit. Populli voton, populli diskuton.